Shtohen zërat brenda PDK-së për zgjedhje të parakohshme

Aktuale April 25, 2017 - 21:13

 

Partia Demokratike e Kosovës, siç duket e ka ndarë mendjen sa i përket shkuarjes se vendit në zgjedhje të parakohshme dhe atë në pjesën e parë të muajit qershor.

Partia Demokratike e Kosovës, siç duket e ka ndarë mendjen sa i përket shkuarjes se vendit në zgjedhje të parakohshme dhe atë në pjesën e parë të muajit qershor.

Në partinë më të madhe në vend, po rriten gjithnjë e më shumë zërat për një proces të ri zgjedhor.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se opinioni në Kosovë është përgatite qe vendi të shkoj në zgjedhje gjatë muajit qershor.

“PDK është e përgatitur dhe nuk ka asnjë dilemë se do të dalë partia e parë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e vendit edhe në nivel të degëve, por edhe të qendrës. Konsideroj se në zgjedhje duhet të shkohet me konsensus nacional mes liderëve politikë”, ka thënë Beqa për ‘Indeksonline’.

Deputeti i PDK-së, thotë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të merren vesh liderët e koalicionit, por shton se nëse është vullneti i spektrit politik për të shkuar në zgjedhje, atëherë edhe PDK nuk i kundërshton.

“Opinioni publik në Kosovë është përgatite qe më pas zgjedhje në qershor. Gara është për partinë e dytë, sepse vendi i parë është i rezervuar për PDK-në”. Ka shtuar Beqa.

Sa i përket çështjes se mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ai thotë se partinë e vogla nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje.

Ndryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kanë deklaruar se nëse dështon në Kuvend ratifikimi i demarkacionit, atëherë duhet t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër, kryeministri Mustafa ka dështuar të bindë Brukselin zyrtar qe të suspendohet për dy vjet kriteri i demarkacionit për liberalizimi të vizave.