Reagon Hahn, ka një porosi për maqedonët

Aktuale April 27, 2017 - 21:14

Komisionari evropian Johannes Hahn ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në kuvendin në Maqedoni, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i parlamentit maqedonas.

Hahn përmes një postimi në Twitter ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve.

“Dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Shkup. Dhuna nuk ka vend në parlament. Demokracia duhet të vazhdoj rrugën e saj” ka shkruar Hahn.