Gazetarët shqiptarë mbahen peng në kuvendin e Maqedonisë

Aktuale April 27, 2017 - 21:57

Disa gazetarë shqiptarë të gazetës "Lajm" dhe lajm.tv, aktualisht janë duke u mbajtur peng në kuvendin e Maqedonisë, raporton Zëri.info.

Kështu ka njoftuar botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, i cili ka kërkuar demokraci për shtetin e Maqedonisë.

"Tre gazetarë të gazetës Lajm dhe Lajm.TV, mbahen peng ne Parlament nga 'sigurimi', bashkë me gazetarë të tjerë. Demokraci ne Maqedoni", ka thënë Hajdari.

Ndryshe, situata në Maqedoni u tensionua pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar kuvendi në Maqedoni./Zëri