Tre deputetë të BDI-së, të 'ngujuar' në kuvendin e Maqedonisë

Aktuale April 27, 2017 - 22:07

Tre deputetë te BDI-së, përfshirë këtu edhe kryeparlamentarin e sapozgjedhur, Telat Xhaferi, tashmë kanë mbetur në mbyllur brenda kuvendit te Maqedonisë, bashkë me disa gazetarë, raporton Zëri.info.

Mirëpo, fatmirësisht, merret vesh se që të tre deputetët janë shëndoshë e mirë. Ndërkaq, pas tensioneve, ku u lënduan e u gjakosën disa persona, presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, tash pritet të dalë më një konferencë të jashtëzakonshme për media./Zëri