Veseli: Të shqetësuar me situatën në Maqedoni, thirrje për stabilitet

Aktuale April 27, 2017 - 22:24

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për situatën politike në Maqedoni, duke kërkuar të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Veseli përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Maqedonia është shtet mik i Kosovës, dhe është në interesin e të gjithë popujve të rajonit.

“Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e Kosoves”.

“I bejme thirrje faktorit politik qe te ruaj paqen dhe stabilitetin.Eshte ne interesin e te gjithe popujeve ne rajon qe te ruhet stabiliteti si dhe që krizat te zgjidhen me mjete politike”, ka shkruar Veseli.