Ivanov bën thirrje për qetësim: Nesër do bisedoj me liderët e partive politike

Aktuale April 27, 2017 - 22:33

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka ftuar liderët e partive politike që nesër të vijnë në zyrën e tij dhe të diskutojnë për situatën e krijuar në vend.

Sipas tij askush nga jashtë nuk mund të i zgjidh problemet e tyre.

“Bëjë thirrje në sjellje të përgjegjshme, të gjithë institucioneve, të cilët duhet të sigurojnë institucionet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij dhe për pasojat që dalin. Kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm nëpërmjet respektimit të normativave juridike. I bëjë thirrje liderët e partive politike tek unë që të shqyrtojmë situatën. Të shqyrtojmë të gjithë mundësit për të dal nga kjo situatë. Ata kanë marrë besimin nga qytetarët dhe janë përgjegjës për tejkalimin e saj. Askush nga jashtë nuk mund të na i zgjidh problemet”, ka deklaruar Ivanov.