AAK: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni s’janë zgjedhje por obligim i shtetit

Aktuale April 28, 2017 - 16:08

AAK ka thënë se “dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë“.

“Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme. Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike“, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas tyre, respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë.

“Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike. AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës poltike në Maqedoni“, përfundon komunikata e AAK-së.