Blerta Deliu përkujton heroin Ilaz Kodra në 18 vjetorin e rënies së tij

Aktuale April 30, 2017 - 20:03

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra, në 18 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se ka shumë respekt dhe bën nderime për Ilaz Kodrën dhe për të gjithë bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë për lirinë e Kosovës.

“Në 18 vjetorin e rënies së heroit Ilaz Kodra, respekt dhe nderim për të gjithë bashkëluftëtarët e Ilazit, dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës. Lavdi heroit të Kosovës, Ilaz Kodra! Lavdi gjithë Dëshmorëve!”, ka shkruar ajo.