Petrit Selimi: Kosova po përparon në luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

Aktuale April 30, 2017 - 22:30

Bashkërenduesi kombëtar në zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi, thotë se brenda qershorit Kosova do të nënshkruajë marrëveshjen me korporatën amerikane, që do të mundësojë miliona dollarë investime në vend.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selimi flet për sektorët e identifikuar për investime dhe se lufta kundër korrupsionit ndonëse e vështirë, po shënon përparime.

“Kosova po shënon përparime në luftën e korrupsionit. Nuk jemi të kënaqur por situata nuk është si ka qenë para pesë ose dhjetë viteve”, ka thënë Selimi.