FSK me strategji për pakicat (VIDEO)

Aktuale May 04, 2017 - 20:48

 

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka hartuar strategjinë për përfshirjen e komuniteteve pakicë në këtë institucion.

Ata po synojnë që së paku 10 % e pjesëtarëve të jenë nga pakicat, njofton Klan Kosova.

Por sipas komandanti të FSK-së, Rrahman Rama, inkuadrimi i pakicave në Forcën e Sigurisë nuk fillon me këtë strategji. Ai shtoi se Forca në vazhdimësi ka punuar në përfshirjen dhe ngritjen e komunitetit serb në veçanti.

Kjo strategji u vlerësua edhe nga aleatët perëndimor, mbështetja e të cilëve është kyqe për ushtrinë e ardshme të Kosovës.