Hoxha: Opozita s’mund ta rrëzojë Qeverinë

Aktuale May 05, 2017 - 23:34

Partia e Demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të rregullt këtë t premte ku është diskutuar për aktualitetin politik në vend, përfshirë edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Anëtarja e lartë e PDK-së, Dhurata Hoxha ka thënë se aty nuk është marrë ndonjë vendim për mocionin nga ky subjekt politik, njofton Klan Kosova.

“Është një qëndrim unik i kryesisë, që opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë”, ka thënë Hoxha në Ora e Fundit.

“Ne jemi në diskutim edhe me LDK, po diskutojmë, po flasim se gjërat kanë ngecur dhe se duhet të ecin më shpejtë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka theksuar se çështja e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, do të merret vetëm nga partnerët e koalicionit.

“Çfarëdo vendimi që do ta marrim, do të jetë për të mirën e qytetarëve”, ka shtuar Hoxha që ushtron detyrën e ministres së Drejtësisë.