'SHBA konfirmoi se kufiri është në rregull, ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje'
Aktuale
May 08, 2017 - 20:34
Kryeministri Isa Mustafa, thotë se duhet votuar demarkacioni me Malin e Zi pasi SHBA edhe një herë e ka konfirmuar e kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull.
Sipas tij, kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet pa asnjë luhatje.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Të nderuar qytetarë,
Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës.
SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull.
Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje. IM