Vulin: Zgjedhjet në Kosovë janë justifikim për mos formimin e Asociacionit

Aktuale May 11, 2017 - 19:00

Zgjedhjet në Kosovë tash do të jenë justifikim për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe.

Kjo deklaratë është thënë nga ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin.

Ai para gazetarëve tha, se shtyrja e zbatimit të marrëveshjes është një nga mënyrat e autoriteteve në Prishtinë që nuk justifikohet, por zbatimi duhet të ndodh.

Më parë për të njëjtën çështje kishte shprehur shqetësim edhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili tha se ndërkombëtarët duhet të reagojnë ndaj Prishtinës.