KQZ demanton formularin për votim nga mërgimtarët
Aktuale
May 12, 2017 - 20:44
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka demantuar lajmin se ky institucion ka lëshuar formual për mënyrën e votimit nga mërgimtarët.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi e ka demtuar formularin për regjistrimin e votuesve të mërgatës i cili po qarkullloin nëpër rrjetet sociale.
Elezi ka thënë për Gazetën Monitor se formulari i KQZ-së është i ndryshëm nga ky që po qarkullon.
“E demantojmë formularin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit i cili po qarkullon nëpër rrjete sociale. Formulari i KQZ-së për këtë çështje është krejtësisht i ndryshëm nga ky që po qarkullon. Me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë informimin e saktë për periudhën e Votimit Jashtë Kosovës.”, ka thënë Elezi.