‘Fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë’
Kryeministri, në largim, i Kosovës Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin tij zyrtarë “facebook”, ka bërë të ditur se kanë filluar procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të autostradës Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, përcjell "Zeri.info".
Ai po ashtu ka thënë se kjo autostradë me gjatësi 47.1 kilometra, përpos fondeve të ndara direkt nga Buxheti i Republikës së Kosovës, do të finalizohet edhe me përkrahjen e institucioneve financiare më kredibile botërore, të cilat tani ofrojnë përkrahje të parezervë për Kosovën.
Ky është postimi i plotë:
Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Kjo Autostradë, me gjatësi 47.1 kilometra, përpos fondeve të ndara direkt nga Buxheti i Republikës së Kosovës, do të finalizohet edhe me përkrahjen e institucioneve financiare më kredibile botërore, të cilat tani ofrojnë përkrahje të parezervë për Kosovën, pasi që Qeveria e prirë nga LDK-ja krijoi disiplinë shembullore financiare.
(Foto A.Nimani- Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, pjesa e parë e të cilës është promovuar më 31 dhjetor 2016)