Prej nga i erdhi inspirimi për t'u bërë lider Arbën Xhaferit, sipas familjareve? (Video)
Aktuale
May 14, 2017 - 21:05
Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emision Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.
Fatmir Xhaferi, vëllai i Arbën Xhaferit në rrëfimin e tij për Zona Express kujton fëmijërinë e tij si lider.
“Më kujtohet që në atë kohë kanë qenë disa turnirë të futbollit, ai ka qenë portier – organizoheshin në lagjet e ndryshme të Tetovës dhe luanin futboll të vogël. Ka qenë një person që e organizonte dhe klubin edhe njerëzit rreth tij.... – Lider i lindur!”, thotë Xhaferi.
Për më shumë shikoni videon.