Bahtiri thotë se AKR-ja do të bëj koalicion me partinë që del fituese
Aktuale
May 15, 2017 - 23:55
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga Aleanca Kosova e Re (AKR), nuk ka dhënë ndonjë emër se me cilën parti do të bëj koalicion.
Mirëpo, Bahtiri në një intervistë dhënë për Rtv “Dukagjini”, ka thënë se AKR-ja do të bëj koalicion me një parti që do të jetë fituese e zgjedhjeve, transmeton “Zeri.info”.
Sipas tij, nëse AKR-ja do të shkoj e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, ky subjekt politik do të arrij të fitoj mbi 10 për qind të votave.