Pacolli: Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye

Aktuale May 16, 2017 - 21:05

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes me LDK-në, ka thënë se këtë koalicion e kanë arritur për dy arsye, transmeton zeri.info.

“Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye. Mendojmë se gjërat nuk arrihen me dhunë, por me vepra dhe punë. Dhe besoj se me LDK-në ne do të implementojmë synimet dhe programet tona. Arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodhur prej të keqes dhe dhunës që i ka ndodhur qe 18 vite. Kjo shoqëri është lodhur prej premtimeve bosh.

Tani ka ardhur koha kur edhe shoqëria është vetëdijesuar. Nga vetëdijesimi i shoqërisë ka lindur ky bashkim forcës. Tani jam i bindur se qytetarët do të dalin masovisht në zgjedhje. Ne i ftojmë që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ne të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Pacolli/Zeri/