Hoti: Bashkë me AKR dhe Alternativën do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit
I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor me AKR-në se ky koalicion vulën fitoren e qendrës se djathtë.
Koalicionin LDK-AKR ai e ka quajtur si koalicion të parimeve.
“Shumë shpejt e kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Jam me plot shpresë se me këtë koalicion dhe me partnerët tjerë do të shkojmë sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Hoti, transmeton ‘Indeksonline’.
Përveç koalicionit me AKR, LDK sot ka nënshkruar marrëveshje për koalicionin parazgjedhor edhe me Alternativën.
Partitë kanë kohe sonte deri në ora 00:00, të deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhor.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.
Ky proces i jashtëzakonshëm zgjedhor u imponua pasi Kuvendi mbështeti mocionin e Nismës për mosbesim të Qeverisë.
