Molliqaj: Fitorja jonë është e pashmangshme
Tani që LDK-ja ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në e Alternativën, derisa në anën tjetër po zhvillohen bisedime intensive mes PDK-së, AAK-së e Nismës për një koalicion parazgjedhor, Vetëvendosje po mbetet e vetme në garën zgjedhore të 11 qershorit.
Ndaj këtyre koalicioneve ka reaguar sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili në Facebook ka shkruar se të gjitha këto parti e duan pushtetin, derisa, sipas tij, Vetëvendosje është e vetmja që e do shtetin.
Ai ka shkruar se fitorja e tyre është e pashmangshme, përkundër koalicioneve të fundit.
Shkrimi i tij i plotë i Molliqajt:
Sot u definuan gjërat: ka koalicione që përfaqësojnë të vjetrën, dhe është VETËVENDOSJE! që përfaqëson të renë.
Ka subjekte që me çdo kusht e duan pushtetin dhe është VETËVENDOSJE! që me çdo kusht e do shtetin.
E në këtë frymë për ndryshime, dihet se kush do të zgjedhet nga qytetarët. Fitorja e Lëvizjes është e pashmangshme!