Arban Abrashi merr një vendim të befasishëm

Aktuale May 16, 2017 - 23:37

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies, Arban Abrashi ka theksuar se ai nuk do të jetë pjesë e Listës Zgjedhore të LDK-së.

Ai këtë lajm e ka bërë të ditur në një emision në Klan Kosova.

“Do të jem vetëm pjesë e ekzekutivit”, tha ai.

Ndërkaq, ka shtuar se brenda pak ditësh do të dalin detajet e plota të marrëveshjes së nënshkruar me AKR-në dhe me Alternativën.