Zeka: Kadri Veseli do të jetë bartës i listës, Ramush Haradinaj kryeministër
Aktuale
May 16, 2017 - 23:52
Para pak minutash është raportuar se PDK është duke diskutuar me AAK-në dhe Nismën për te lidhur koalicion parazgjedhor. Zeri.info merr vesh se ata tashme ende janë duke diskutuar.
Ndërkohë, anëtari më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook”, se do të jetë bartës i listës, Ramush Haradinaj kryeministër.
“Sipas gjasave, Kadri Veseli do te jet bartes i listës, Ramush Haradinaj kryeministër”, ka shkruar Zeka.
Ndërkohë, një gjë te tillë e ka konfirmuar edhe shefi i grupit parlamentar te AAK-së, Pal Lekaj, i cili për "zërin" ka thënë se aktualisht janë afër për ta arritur marrëveshjen.