Hoxhaj: Veseli i vuri interesat e qytetarëve para atyre personale
Enver Hoxhaj nga PDK, pas marrëveshjes së koalicionit me AAK-në dhe Nisma-n, ka thënë se ky koalicion është arritur për interesa të qytetarëve, raporton zeri.info.
Hoxhaj tutje, ka thënë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, me dorëzimin e postit të kryeministrit, i ka vënë interesat e qytetarëve para atyre personale.
“Politikanë të veçantë i vënë interesat e qytetarëve të Kosovës para cdo interesi personal. Këtë e ka bërë sot Kadri Veseli. Qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim të menjëhershëm ekonomik, integrim evropian dhe ezultate konkrete. Së bashku do të kemi një fillim të ri për Kosovën, me AAK-në dhe Nismën”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai më tej, ka thënë se ky koalicion është bërë për shkak të interesave të qytetarëe të Kosovës.
Hoxhaj ka bërë të ditur se kreu i PDK'së, Kadri Veseli, e ka ftuar Ramush Haradinajn nga AAK që ta udhëheqë "Misionin e Ri"./zeri
