Haradinaj: Kushdo që nuk punon si duhet, të shkojë në shtëpi

Aktuale May 20, 2017 - 19:49

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se këto parti synojnë që të krijojnë një administratë llogaridhënëse dhe përgjegjëse.

Sipas tij, kushdo që do nuk e kryen punën si duhet do të shkojë në shtëpi.

“Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka përfunduar ai.