Haradinaj nga Rahoveci: Do t’i sjellim vizat pa falur tokë (VIDEO)

Aktuale May 20, 2017 - 20:09

Në hapësirën e ndërmarrjes  “Osa Termosistem” në Rahovec, qëndruan kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj , dhe partneri i tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dy liderët i përshëndetën dorë për dorë sipërmarrësit dhe biznesmenët  lokal, në këtë tubim të parë parazgjedhore ku dalin bashkë.

E lideri i AAAK-së pati si zotim se ditën pas fitores së koalicionit, PDK – AAK – Nisma, do të fillojë të punojë,  për të thënë “Bac u kry”, pasi me të në krye të qeverisë, gjërat do të ndryshojnë.

E këtu e jep një premtim edhe për çështjen e demarkacionit.