Edhe PDK-ja ka 'kopjuar' sloganin e saj (FOTO)

Aktuale May 22, 2017 - 21:30

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në këto zgjedhje ka zgjedhur si slogan “FillimiiRi”, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, si duket ky slogan po del të jetë kopjuar nga partneri i koalicionit parazgjedhor AKR.

Vetë, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacollli ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, se kreativiteti dhe vizioni i tij, ishte së paku disa dekada para kohës reale në Kosovë, po ashtu ai shkruan se “Një fillim i Ri” ishte motoja e AKR-së para 10 viteve.

Postimi i plotë i Pacollit:

Kreativiteti dhe vizioni im, së paku disa dekada para kohës reale në Kosovë. "Një fillim i Ri" ishte motoja e AKR-së ekzakt para 10 viteve (shiqo foton).

Tani, miq të dashur është koha për të marrë përgjegjësinë që më #AKR ta bëjmë Kosovën madhështore!

Image