Haradinaj: Po afrohet dita kur punët e Kosovës do të kryhen

Aktuale May 23, 2017 - 21:59

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para simpatizantëve në Gjakovë ka thënë se po afrohet dita kur punët e Kosovës do të kryhen.

“Është afruar dita kur punët e Kosovës kanë me u kry, po fillon një epokë e re. Populli nuk e duron më një Kosovë me fusnotë. Kemi shumëçka në këtë vend që nuk do të lejojmë të shkojë qysh kanë shkuar deri tani”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, duke folur për demarkacionin, ka ripërsëritur se nuk do të lejojnë “me marr, ose me dhanë tokë”.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA po ashtu theksoi se nuk do të lejojnë më që dikujt që i lind fëmijë të mos i marrë shtesat e fëmijëve, përcjell Telegrafi.

Haradinaj theksoi se fati i Kosovës e bashkoi me PDK’në e Nismën.