O’Connell falënderon miqtë nga Kosova për mbështjetjen pas sulmit në Londër

Aktuale May 23, 2017 - 23:01

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka falënderuar përzemërsisht popullin e Kosovës, brenda dhe jashtë në Diasporë për ngushëllimet që i kanë dërguar pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena.

Duke i quajtur miq të Britanisë së Madhe,  O’Connell përmes një postimi në Facebook, porositë të gjithë të vazhdojnë kështu dhe të përhapin sa më shumë dashurin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mundet urrejtja.

Ja postimi i tij i plotë:

Dua të falënderoj të gjithë miqtë në Kosovë, Diasporë dhe në gjithë botën për mbështetjen dhe fjalët ngushëlluese pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester. Ka qenë një natë e zezë dhe zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm, por dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë shërbimet tona emergjente, ngrohtësinë e komunitetit tonë që iu arritën në ndihmë atyre qe patën nevojë, dhe mbështetjen dhe miqtë tanë në Kosovë dhe në gjithë botën për solidaritetin që kanë treguar.

Shumë kanë pyetur se çfarë mund të bëj. E pra, und do të them këtë: Dashuria do mund urrejtjen. Bëni sa më shumë të mundur përhapjen e dashurisë, dhe për të mbyllur urrejtjen.