Haxhiu numëron dështimet e Shpend Ahmetit, ia përmend jahtin (Video)

Aktuale May 23, 2017 - 23:05

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu thotë se Vetëvendosje nuk ofron zgjidhje për qytetarët e Kosovës pasi e kanë treguar vetën me qeverisjen në Prishtinë.

Në një debat televiziv në televizionin Dukagjini, Haxhiu i është kundërpërgjigjur Smail Kurteshit të Vetëvendosjes, i cili kritikoi koalicioni PDK-AAK-NISMA.

“Edhe Vetëvendosje është e sprovuar në Prishtinë dhe ka dështuar. Unë veç rrugën B po ta numëroj edhe Kurrizin edhe jahtin”, tha Haxhiu në Debat D.

Ndërkohë Kurteshi thotë se Ahmeti ka pasur sukses në qeverisjen në Prishtinë, duke përmendur ujin dhe autobusët e trafikut urban.

“Në Prishtinë krejt çka ka premtuar ka realizuar”, tha ai.

'Po mburreni me autobusat me kredi", ia ktheu Haxhiu.

Anëtari i PDK'së thotë se korrupsioni në Prishtinë është më i lartë se në kohën kur LDK qeveriste me këtë komunë.

‘Abuzimi me lejet ndërtimore në rrugën B, shkatërrimi që ja keni bo Kurrizit dhe korrupsioni me kompanitë ndërtimore dhe ftoj prokurorinë që të hetojë kompaninë që bën investime në Kurriz”, tha Haxhiu.