Osmani: Do të ndihesha keq për këtë vetëm nëse qytetarët do të më rendisnin në numrin 81

Aktuale May 23, 2017 - 23:52

Vjosa Osmani, kandidate për deputete në radhët e LDK-së, ka thënë se e ka ditur që do të jetë pjesë e listës.

Përfshirja e Osmanit në listën e LDK-së ngjalli shumë zhurmë në opinion pasi u raportua se mund të lihet jashtë pas kundërshtimeve që ka pasur ajo si ish-deputete në radhët e LDK-së.

"Jam kontaktuar nga kandidati i ri Avdullah Hoti për të shikuar mundësinë për të qenë pjesë e ekipit me të cilin ai pretendon të bashkëpunojë më së shumti. Gjërat kanë rrjedhë shpejt dhe brenga ime themelore ishte që LDK të dalë sa më unike”, ka thënë ajo. 

Në Interaktiv të KTV-së ajo ka folur për listën e publikuar, në të cilën ajo është në numrin 81, për të cilin ka thënë se nuk i pengon aspak.

“Do të ndihesha keq për këtë vetëm nëse qytetarët do të më rendisnin në këtë numër”, ka thënë ajo.