Osmani: PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet

Aktuale May 24, 2017 - 00:04

Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Edhe pse LDK në zgjedhje do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Vetëvendosje si e vetme, dy partitë patën bisedime për një bashkëpunim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk u konkretizua.

Sa i përket koalicionit PDK-AAK-Nisma, Osmani ka thënë se nuk është befasuar fare sepse thotë se “PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet”.

“Ky koalicion tregon qartë se ka qenë vetëm si përgjigje kundër forcimit të LDK-së. Mua nuk çë befason asgjë nga PDK-ja. Ata duan me çdo kusht të jenë në pushtet”, ka shtuar ajo.