Hoti: Ka kaluar koha e fyerjeve gjatë fushatës

Aktuale May 26, 2017 - 21:35

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka folur për rrjedhën e fushatës, e cila fillon më 31 maj, por edhe aktivitetet ditore të partive, që nga dita kur u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Hoti ka thënë se koalicioni të cilin ai përfaqëson tash e disa ditë ka qenë çdo ditë në terren, i fokusuar në ekonomi e biznese.

Ai ka shtuar se ka kaluar koha kur gjatë fushatës kundërshtarët politikë akuzoheshin e fyheshin mes vete, ndërsa tani, sipas tij, fushata duhet zhvendosur në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e gjendjes së qytetarëve.

Hoti ka folur për listën e deputetëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa që, sic thotë ai, ka kandidatë të kualifikuar.