Shpend Ahmeti uron për Ramazan

Aktuale May 26, 2017 - 23:24

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. 

“Te gjithë besimtarëve mysliman, urime muaji i Ramazanit. Pas shumë kohe në Prishtinë me ujë për syfyr”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Në të gjithë botën më shumë se 1 miliardë myslimanë me datën 27 maj do të nisin edhe agjerimin për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Sipas kalendarit mysliman muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 25 qershor.