Kandidatet për deputete nuk mund të rrinë këmbëkryq, struken në qoshe të odave (Foto)

Aktuale May 28, 2017 - 23:19

Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale, kandidatët për deputetë kanë filluar takimet me qytetarë, duke ua kërkuar votën për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Aktivitetin e tyre duket se e kanë intensifikuar edhe kandidatët e PDK-së nga Drenica, të cilët po i takojnë bashkëqytetarët e tyre.

Në shume foto që i ka publikuar nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Abdyl Ymeri, shihet se një pjesë e madhe e takimeve po mbahen edhe nëpër oda, shkruan Veriu.info.

Përderisa në bazë të fotove gjatë takimeve në oda shihet se nënkryetari Abdyl Ymeri po ndjehet komod, në situatë jo fortë të lakmueshme shihen kandidatet e PDK-së.

Në këto foto shihet se janë strukur kandidatet Ganimete Musliu e Blerta Deliu Kodra, të cilat duket se nuk mund të rrinë këmbëkryq sikur burrat e PDK-së.

Image

Image

Image