Përplasen keq Matoshi e Selmanaj (Video)

Aktuale May 29, 2017 - 22:13

Dikur ishin kolegë si analistë në emision politik ‘Click’, kurs sonte u përplasen në një debat në televizionin publik, si dy rivalë politikë.

Kritikat e ndërsjella Selmanaj e Matoshi i nisën kur filluan për flasin për arsyet e kyçjes së tyre në LDK, respektivisht në AAK-në e Haradinajt.

Selmanaj i ka adresuar kritika Matoshit se është bashkuar në koalicion me PDK që dikur e kishte kritikuar shumë.

Ndërkaq, Matoshi i ka thënë Selmanajt se ai nuk mund ta kritikoi bashkimin me PDK-në, pasi siç tha ai, edhe partia e tij ka qenë dikur me PDK-në.