'Ushtria bëhet kur të dojë Serbia' (Video)

Aktuale May 29, 2017 - 22:48

Formimi i ushtrisë së vendit ka qenë pjesë e premtimeve dhe zotimeve të politikanëve, por gjithçka deri tash përfundoi me kaq.

Madje për formimin e ushtrisë ka pasur edhe një nismë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi të cilën ky i fundit është dashur ta tërheq për shkak të kundërshtimit nga Lista Serbe, por edhe mos përkrahjes së bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe në fushatat parazgjedhore formimi i ushtrisë është duke u premtuar pothuajse nga të gjithë.

Mirëpo, analistët politik mendojnë se formimi i ushtrisë nuk varet nga politikanët, por nga lidershipi i Beogradit.

Edhe poliologu Ramush Tahiri, mendon se politikanët po e shfrytëzojnë për marrje të votave.

Ai shprehet se ushtria do të bëhet në momentin dhe mënyrën kur akterët ndërkombëtar dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. /Tribuna/