Pse Atifete Jahjaga e anuloi vizitën në Beograd?

Aktuale June 01, 2017 - 21:27
Ish-presidentja e Kosovës ka refuzuar të vizitojë Beogradin që të merr pjesë në festivalin “Mirëdita, dobare dan”.

Sipas burimeve të agjencisë Beta, Jahjaga nuk ka pranuar që të merr pjesë në këtë festival pasi asaj nuk i është ofruar siguri nga Serbia, transmeton lajmi.net.

Ajo pritej që të fliste për për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, çka bëri shumë bujë në shtetin e Serbisë.

Gjithashtu Jahjaga do ta prezantonte edhe librin e saj që lidhet pikërisht me viktimat e dhunës seksuale “Ne duam të dëgjohemi”.

Festivali është organizuar nga disa organizata nga Prishtina dhe Beogradi, dhe ishte përkrahur nga Fondi Rockfeller Brothers, Fondacioni Charles, Ambasada e Zvicrës në Prishtinë dhe Ministra e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë.