Presidenca mohon se Thaçi po bën fushatë për ish-partinë e tij
Presidenca e Republikës së Kosovës ka hedhur hedh poshtë akuzat publike të një partie të caktuar politike, e cila aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, tenton t'i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale
Presidenca në përgjigjet dërguar lajmi.net pas pyetjeve lidhur me vërejtjet e LDK-së, ka rikonfirmuar përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës.
Ne ndërkohë, aktivitetet e parapara të Presidentit brenda dhe jashtë Kosovës do të vazhdojnë të realizohen pa asnjë pengesë ashtu siç janë paraparë, pavarësisht fushatës elektorale në Kosovë.
Presidenti i Republikës së Kosovës është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë dhe përfaqëson në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe partive politike, thekson presidenca.
Për më tepër, Presidenca e Kosovës kërkon nga partitë politike të përmbahen nga përpjekjet e zbehta për të involvuar Presidentin në fushatat e tyre elektorale.
Përpjekjet e tilla janë të dështuara.