A i shpëtuan emigrantët shqiptarë qytetarët britanik nga terroristët. Përgjigjet ambasadori O’ Connel

Aktuale June 06, 2017 - 20:39

Mediet angleze kanë raportuar se tre imigrantë shqiptarë, punëtorë të një restoranti, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur qytetarët në Angli nga terroristët.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës gjatë intervistës për “Zërin” thonë se nuk ka më shumë njohuri se ajo çka ka lexuar në mediet angleze, por, sipas tij, një veprim i tillë nuk është për t’u habitur, pasi që emigrantët në shumicën dërmuese të rasteve kanë reaguar me një lloj krenarie për vlerat dhe shoqërinë britanike.” Për mua aspak nuk është befasi që emigrantët me trimëri kanë reaguar për ta ruajtur shoqërinë”, ka deklaruar O’Connel për “Zëri”.