Lunaçek: Demarkacioni duhet të kalojë (VIDEO)
Aktuale
June 06, 2017 - 20:57
Raportuesja e Bashkimit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se të zgjedhurit e rinj duhet ta votojnë Demarkacionin.
Kështu ka pohuar Lunaçek përmes një video-mesazhi para studentëve të Kosovës, atyre të rajonit dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur një mbledhje simultative në Kosovë, ku edhe kanë diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ajo e Arsimit Bajramit, ministrit në largim të Arsimit, por asnjëri nuk kanë marrë pjesë.