Edita Tahiri flet për dialogun, zgjedhjet, vizat dhe Gjykatën Speciale (Video)

Aktuale June 08, 2017 - 20:27

Ministrja në largim për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, e cila njëherit është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, për zgjedhjet e 11 qershorit është e ftuara e radhës për intervistë në studion e gazetës “Zëri”.

Intervista me Tahirin realizohet në kuadër të ciklit të intervistave me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të diel.

Gjatë intervistës për “Zërin” Tahiri mes tjerash ka folur edhe për:

-Dialogun Kosovë-Serbi dhe si mund të organizohen në të ardhmen bisedimet mes dy vendeve

-Për kandidimin për deputete në listën e koalicionit PAN.

- Për bashkimin e “Krahut të Luftës”

- Pse ajo nuk do ta pranonte një koalicion paszgjedhor me “Vetëvendosjen”?

Kur pritet të ndodhë liberalizimi i vizave me BE-në, etj?
 
Intervistën e realizuar nga gazetaret Linda Bekteshi dhe Doruntina Thaqi mund ta ndiqni ne videon e mëposhtme.