Thaçi vazhdon fushatën për PDK-në në Skenderaj (Foto)
Aktuale
June 08, 2017 - 22:26
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sonte ka pritur iftarin së bashku me qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vijnë nga komuna e Skenderajt, transmeton Drenica Press.
Veteranët dhe presidenti Thaçi këtë iftar e organizuan në njërin nga lokalet në Skenderaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar presidentin Thaçi se ai është duke bërë fushatë për PDK-në me këto organizimet e tij.
Presidenti Thaçi para iftarit ka mbajtur një fjalim, ku ka çmuar lartë kontributin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndryshe, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 qershorit është edhe mbesa e presidentit Thaçi, Evgjeni Thaçi.
