Simiq: Lista Serbe nuk do ta lejojë krijimin e Ushtrisë
Aktuale
June 12, 2017 - 20:14
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë kjo parti ka bërë një gol të madh politik.
Sipas tij, nga të dhënat e fundit Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, transmeton lajmi.net.
Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë më shumë se 40 mijë vota duke shënuar një numër rekord të votave për partinë serbe në Kosovë.
Ai ka theksuar se tani kanë mjaftueshëm deputetë për të parandaluar një ndryshim të kushtetutës, ndryshimin e kufijve të vendit dhe për të kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.