Sot 18 vjet u çlirua Kosova (Video)
Aktuale
June 12, 2017 - 20:38
Sot është 12 qershorit, Dita e Çlirimit të Kosovës apo siç njihet ndryshe Dita e Paqes.
18 vjet me parë, po në këtë datë në Kosovë hynë trupat e NATO-s, ndërsa ushtria serbe u largua nga territori i vendit.
Bashkë me ushtarët ndërkombëtar, në vatrat e tyre nisën të kthehen edhe shumë kosovarë, që ishin dëbuar gjatë luftës, njofton Klan Kosova.
Kronika në vazhdim sjellë rrëfimin e dy qytetarëve të Hanit të Elezit, të cilët ishin ndër të parët që kaluan kufirin nga Maqedonia për në Kosovë.