KQZ jep një lajm për kandidatët për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar mbi 99% të votave të qytetarëve të cilët dje votuan për të zgjedhur qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa më 10 maj.
Nga ky proces i cili u përcoll me disa parregullsi, si shkelje të ligjit, arrestime, përleshje e festë, sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, prin koalicioni PAN me 34,00%, shkruan Indeksonline.
Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë për Indeksonline se numërimi i votave ka përfunduar qysh mbrëmë në vendvotime, por se procesimi do bëhet ditëve në vijim.
Sipas KQZ-së, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të bëhet pas përfundimit të periudhës se ankesave.
“Numërimi i votave të subjekteve politike dhe kandidatëve ka përfunduar mbrëmë në vendvotime. Procesimi i votave të kandidatëve bëhet pas përfundimit të periudhës së ankesave në institucionet përkatëse”, thonë zyrtarët.
Ndërkohë, qe komisionarët e partive tashmë i kanë njoftuar partitë e tyre për votat e fituara nga ana e kandidatëve për legjislativ.