Skenderaj, dobësohet bastioni i PDK-së (VIDEO)
Aktuale
June 13, 2017 - 20:40
Befasi e këtyre zgjedhjeve të 11 qershorit ishte rënia e përkrahjes për PDK-në në Skenderaj.
Prej se është themeluar Partia Demokratike e Kosovës, Skenderaj njihet si bastion i saj madje shumë herë PDK në qendrën e Drenicës fitoi mbi 90% të votave.
Ndonëse, kjo parti mori më së shumti vota në bastionin e vet, mbi 7200 qytetarë e votuan më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht shifrave, dega e PDK-së në këtë vend nuk po e pranon se ka lëkundje të bastionit.
Këta fajin për numrin e paktë të votave ua lënë numrit të vogël votuesve, e edhe problemeve tjera.