Kurti: Opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në

Aktuale June 13, 2017 - 21:07

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nuk e beson që LDK-ja do të hyjë në koalicion me PAN-in për të krijuar qeverinë e ardhshme.

Ai thotë se opsionet e vetme që i kanë mbetur vendit janë bashkimi i VV-së me LDK-në, ose zgjedhjet e reja.

“E vetmja mundësi që PDK të jetë në pushtet është që LDK të shkojë me PDK-në dhe unë nuk besoj që do të ndodh. Është vetëm një mundësi: qeveria e VV-së ose zgjedhjet e reja dhe për ne kjo është mirë sepse do të dalim edhe më mirë, absolutisht nuk u frikësohemi”, ka thënë Kurti në Rubikon.