Për Simiqin, Kosova ende krahinë e Serbisë (Video)

Aktuale June 13, 2017 - 21:08

Gjatë fushatës, premtimin kryesor Lista Serbe e kishte pasur mos lejimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Mbi këtë premisë, Lista Serbe që më 11 qershor fitoi 9 ulëse në Kuvendin Kosovar, nga 10 që pakica serbe i kanë të garantuara, tani po thotë se ka një plan konkret.

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë se Lista Serbe e ka të qartë se si do të votojnë në Kuvend kur të vie në rend dite Zgjedhja e Kryeministrit të ri të Kosovës.

Në anën tjetër, analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se pakica serbe nuk do të mund të bllokojnë në të ardhmen proceset e mëdha shtetërore siç është krijimi i Ushtrisë.

Pos Listës serbe, sipas informacioneve nga KQZ’ja Klani ka marrë vesh se në Kuvend një ulëse e ka siguruar edhe Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit.