Breshëri i madh në Shkup, thyen xhamat e makinave(FOTO)
Aktuale
June 14, 2017 - 20:30
Shkupi u pushtua nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth për rreth 15 minuta.
Reshjet dhe breshëri paralizuan të gjithë qytetin me rethinë.
Rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji. Ndërkohë reshjet e shiut po vazhdojnë megjithëse situata duket e qetë.
Madhësia e breshërit që goditi sot pasdite Shkpin ka shkaktuar edhe dëme materiale.Siç shihet edhe në fotografinë që është shpërndarë në rrjetet sociale, vërehen edhe pasojat e breshërit që goditën edhe Haraçinën, me ç’rast ka thyer xhamat e një makine me targa të Shkupit./TetovaSot