Çitaku i reagon ish-bashkpartiakut të saj për gjuhën ndaj Kusarit: Kështu ma bënit edhe mua
Aktuale
June 14, 2017 - 20:48
Ambasadorja Vlora Çitaku i ka reaguar ish bashkpartiakut të saj, Hajdar Beqa, për gjuhën e përdorur ndaj kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Për shkak të shkarkimit të drejtorëve dhe prishjes së koalicionit me PDK’në në Gjakovë, kreu i degës së kësaj partie në Gjakovë, Hajdar Beqa e ka quajtur Kusari –Lilën ‘prostitutë politike’.
“E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit.E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund”, shkruan Citaku.